Të premten është caktuar gjyqtarja që do të shqyrtojë padinë lidhur me vulën e Partisë Demokratike.
Pas hedhjes së shortit çështja në fjalë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Elona Mihali.
Ndërkohë, anëtare do të jenë Irida Kacerja e Astrit Kalaja.
Prej kohësh PD është përfshirë në një debat se kujt i takon drejtimi i kësaj partie, grupit të Alibeajt apo atij të Berishës.
Së fundmi grupi Alibeaj tërhoqi padinë në Apel për bashkimin e dy statuteve të dy kuvendeve të thirrur nga Basha, duke kërkuar që çështja të zgjidhet ne themel, se kush duhet të përfaqësojë PD-në në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje