Politike

Akuzat për çështjen ‘McGonigal’, Rama: Kurrë më e mjerë nuk është shfaqur ndonjëherë opozita

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës pas akuzave që hedhin ndaj tij në lidhje me çështjen e ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

Përmes një postimi në Twitter, Rama tha se opozita nuk është shfaqur kurrë më e mjerë se tani dhe e quajti atë të degraduar dhe të çekuilibruar.

“Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë