Politike

Berisha: Pasi futi ‘në xhep’ Bashën, Rama përdori Sorosin e FBI-në për të më shpallur non grata

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin, Edi Rama se ka përdorur Soros-in dhe zyrtarë të FBI-së për ta shpallur non-grata.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë, Berisha u shpreh se Rama dërgoi në SHBA, raporte të strukturës antikorrupsion në Shqipëri, që sipas ish-kryeministrit, nuk ishin bërë publike më parë.

Kryetari i PD-së tha se largimi i Ramës është i domosdoshëm për të rikthyer demokracinë në vend.

“Pasi i kishte ndërsyer lobistit të PD-së, tani ai tregonte mëshirë duke marrë peng me dosje kryetarin e opozitës. Ky demon pushteti, që urren kundërshtarin njësoj si i ati i tij xhelat, njësoj si daja i tij xhelat, bëri gjithçka që pasi futi në xhep Lulzim Bashën, përdori Sorosin, FBI-në dhe të tjerë, për të shpallur non-grata Sali Berishën. Vetë DASH thotë se bazë në këtë vendim kanë qenë edhe aktet, raportet e kontrollit antikorrupsion të qeverisë shqiptare.

Raporte që nuk ka njeri në Shqipëri që s’i ka lexuar, përveç duarve të zeza të atyre që i kanë dërguar. Mënyra se si Edi Rama ka zgjedhur të qëndrojë në pushtet, është mënyra më armiqësore, më amorale dhe kjo që shohin sot qytetarët shqiptarë, është një akt që tejkalon çdo imagjinatë të përdorimit të korrupsionit ndërkombëtar në luftë kundër një opozite.

E theksova këtë, jo për të bërë historikun e këtyre zhvillimeve. E theksova këtë për të sjellë në vëmendjen tuaj, se për shqiptarët, për PD-në, pluralizmin, largimi i kësaj kalbësire, i këtij bastardi që riprodhon qëndrime hoxhiste me metoda të reja ndaj opozitarizmit, pluralizmit, demokracisë, duhet të njohë fundin që meriton. S’mund të rrimë ne dhe të vazhdojmë siç kemi vazhduar, para të gjithë këtij realiteti të qartë si drita e diellit. Edi Rama është një armik i egër i demokracisë”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë