Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur nga Fieri për arrestimin e ish-zyrtares Alda Klosi.
Balla u shpreh se nuk i komenton vendimet e prokurorisë, por kjo gjë tregon se Reforma në Drejtësi po jep rezultate.
Balla shtoi më tej se drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj pa ndërhyrje të politikës.
Lidhur më çështjen McGonigal, Taulant Balla tha se po përdoret nga opozita për të hequr vëmendjen e opinionit publik nga ngjarjet që janë përfshirë, si dosja e 21 janarit dhe Gërdecit.
Balla shtoi më tej se Rama e ka pritur ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal, ashtu siç edhe pret një zyrtar të një vendi të tjerë, të SHBA-së.
“Nuk ka asnjë lloj akuze që përfshin qoftë edhe një autoritet të vetëm shqiptar, përfshirë edhe Ramën. Kryeministri Rama e ka pritur siç edhe pret një zyrtar të një vendi të tjerë, të SHBA.
Ai ka kërkuar një takim, është pritur dhe pas disa vitesh ky zotëria ka një problem tjetër.
Duhet të ziejë dhe të bëjë sa më shumë zhurmë që të zbehë çështjet e veta. Nuk i marrin dot qytetarët për budallenj, as Saliu dhe as aleatët e tij, të zbehësh hetimet për 21 janarit dhe Gërdecin”, tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje