Lajme

Korçë, digjet makina e ish-shefit të policisë

Makina e ish-shefit të policisë në burgun e Drenovës, Adriatik Parisi, është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme.

Automjeti tip Benz u djeg sot (6 nëntor) në garazhin e 62-vjeçarit, në fshatin Burimas-Maliq.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një mase në sistemin elektrik.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për “Ngjarje aksidentale”.

Adriatik Parisi u pezullua nga detyra si Shef i Policisë së Burgjeve në Korçë në shtator të këtij viti.

Pezullimi i Adriatik Parisit erdhi në kuadër të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve, fenomen që ka vënë në rrezik sigurinë e burgut të Drenovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë