Bota

Turqi, përmbyset autobusi, tetë të vdekur dhe 35 të plagosur

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Turqi. Një autobus, i cili po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.

Mediat turke shkruajnë se si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur.  Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulancat dhe ekipet e shpëtimit, ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë