Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij në Kalabri të Italisë, është pritur ditën e sotme nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Gerardio Mario Oliverio.
Meta vuri në dukje raportin e ngushtë mes Shqipërisë e Kalabrisë dhe theksoi se kemi një potencial të madh ekonomik, tregtar, arsimor, kulturor e historik mes dy vendeve.
“Kalabria është shumë e rëndësishme për ne, sepse këtu është zemra e bashkësisë arbëreshe të zhvendosur në Itali që në Mesjetë. U jemi mirënjohës që kanë ruajtur gjuhën, traditat, zakonet, identitetin që nga koha e Skënderbeut. Është meritë e tyre, por edhe e kalabrezëve dhe italianëve, që i kanë mirëpritur”, u shpreh Meta.
Të dy personalitet vlerësuan rolin e arbëreshëve gjatë Rilindjes dhe bashkimit të Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje