Gazeta Si – Presidenti turk Tayip Erdogan ka reaguar për tragjedinë përmes një postimi në Facebook ku thotë se ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë në këto zona dhe shpreson që kjo fatkeqësi të kalojë sa më shpejt.
“Ekipet tona të kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti. Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësia, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera kanë nisur punën me shpejtësi. Po bashkërendojmë edhe punimet e nisura pas tërmetit. Shpresojmë që këtë fatkeqësi që po përjetojmë ta kalojmë sa më shpejt dhe me sa më pak dëme. Ne vazhdojmë punën tonë”-shkruan presidenti turk.
Lëkundjet e forta të mëngjesit të sotëm janë ndjerë edhe në Qipro, Gaza dhe Liban. Autoritetet turke shpallën “alarmin e nivelit 4” që kërkon ndihmë ndërkombëtare dhe SHBA shprehën të parat gatishmërinë për të ndihmuar.
Lëkundja kryesore është pasuar nga 50 tërmete të tjerë, më i madhi prej të cilëve me magnitudë 6.7 Rihter.
Sipas raportimeve, lëkundjet janë ndjerë në 10 provinca juglindore të Turqisë, ndërkohë që viktima ka dhe në territorin sirian.
Autoritetet lokale turke kanë raportuar për shembjen e dhjetëra ndërtesave, në Gaziantep ashtu edhe në qendrat e afërta të Dijarbakirit dhe Malatyas. Dyshohet se disa persona janë bllokuar nën rrënoja. Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe janë mobilizuar të gjitha shërbimet e shpëtimit.
Turqia, ku ishte epiqendra e tërmetit, shpesh goditet nga tërmete të fuqishme. Afërsisht 18.000 persona janë vrarë nga tërmetet e fuqishme që kanë goditur shtetin në vitin 1999.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje