Bota

Erdogan shpall shtatë ditë zie kombëtare për tragjedinë e tërmetit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit që vrau mbi 2.600 njerëz në vendin e tij dhe Sirinë fqinje.

“Për shtatë ditë shpallet zi kombëtare. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, më 12 shkurt 2023, në të gjitha zyrat tona përfaqësuese kombëtare dhe të huaja”, – tha Erdogan në një postim në Twitter.

Mëngjesin e të hënës së 6 shkurtit, Turqia dhe Siria u goditën nga dy tërmete 7.4 dhe 7.7 ballë brenda pak orëve. Deri më tani numërohen mbi 2.600 viktima në të dyja vendet, nga ku pothuajse 2.000 janë viktima të Turqisë. Mijëra të tjerë raportohen të humbur ndërsa kërkimet vazhdojnë. Shumë shtete të tjera kanë dërguar ndihma urgjente në Turqi, përfshirë SHBA-në.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë