Gazeta Si – Pas shkarkimit të shumë zyrtarëve të ministrisë gjatë javëve të fundit me akuzën e korrupsionit, edhe titullari i ministrisë, vendimtare për luftën, po zëvendësohet: “Ne mbajmë qëndrimin tonë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe kritikat konstruktive. Le të nxjerrim përfundime. Ne vazhdojmë reformat. Edhe gjatë luftës. Po forcojmë mbrojtjen dhe po punojmë për fitoren. Lavdi Ukrainës!”, shkroi Reznikov këtë të martë në Twitter.
Holding the line.
— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) February 7, 2023
Thank you all for your support, as well as constructive criticism. We draw conclusions.
We continue the reforms. Even during the war.
We are strengthening the defense and working for victory.
Glory to Ukraine!
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres ngre alarmin për rrezikun se një përshkallëzim i mëtejshëm i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës mund ta tërheqë botën në një “luftë më të gjerë” dhe “në rrezikun më të lartë të një konflikti bërthamor në dekada”.
“Shanset për një përshkallëzim të mëtejshëm dhe gjakderdhje vazhdojnë të rriten”, tha Guterres në Asamblenë e OKB-së.
“Kam frikë se bota nuk është duke ecur përgjumur në një luftë më të madhe, kam frikë se po e bën atë me sy hapur”.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është i bindur se Konferenca e Sigurisë në Mynih do të ketë një rëndësi të madhe, sepse do të zgjidhë problemet e sigurisë së Ukrainës, Evropës dhe botës në përgjithësi.
“Këtë vit ne do të promovojmë tema prioritare për Ukrainën në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Çelësi është furnizimi me raketa me rreze të gjatë dhe hapja e furnizimit me avionë luftarakë, pasi avionët janë arma e fundit që duhen zhbllokuar. Ne do të flasim gjithashtu për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe për të ardhmen e Rusisë në përgjithësi”, tha ministri.
Kreu i diplomacisë ukrainase kujtoi se një vit më parë, në konferencën e Mynihut, Volodymyr Zelenskyi mbajti një fjalim kryesor, në të cilin kërkoi në mënyrë specifike furnizimin me armë në Ukrainë.
Konferenca e Sigurisë në Mynih do të mbahet më 17-19 shkurt, në prag të përvjetorit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Asnjë përfaqësues i qeverisë ruse nuk është i ftuar në këtë aktivitet këtë vit, por në vend të anëtarëve të qeverisë ruse, ishin të ftuar përfaqësues të shoqërisë civile dhe opozitës së Federatës Ruse. Midis tyre janë ish-kampioni botëror i shahut Gary Kasparov dhe kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje