Gazeta Si – F1H2O i mposht të gjithë dhe kthehet në Kinë. H2O Racing ka njoftuar zyrtarisht se do të garohet në Zengzhou për etapën e dytë të Botërorit nga 28 deri 30 prillin e ardhshëm.
Një njoftim i rëndësishëm, sepse bëhet fjalë për eventin e parë ndërkombëtar që zhvillohet në Kinë pas Covid-it. Gjatë kësaj periudhe shumë aktivitete të tjera ndërkombëtare janë anuluar për shkak të situatës me pandeminë.

Nicolò di San Germano, themelues i H2O Racing, ka deklaruar: “Jemi shumë krenarë që jemi sporti i parë ndërkombëtar që kthehet në Kinë pas pandemisë. Ky vend ka qenë shtëpia e H2O racing në 30 vitet e fundit dhe ky rikthim në Kinë pas dy garave të fundit ‘back to back’ në Xiamen në 2019-ën, do të jetë një shtysë e fuqishme për kampionatin tonë”.
Zengzhou është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Provincëss Henan në rajonin qendror të vendit. Është vendi më i madh i transportit që lidh vendin me Europën dhe pjesën tjetër të botës.
Promotori i eventit ka falënderuar Federatën e Motonautikës Kineze për organizimin në një kohë kaq të shkurtër të një eventi pas heqjes së masave të pandemisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje