Gazeta Si – Analiza e mbeturinave të balonës spiune ishte “në kundërshtim” me shpjegimin e Kinës se ishte një balonë moti që doli jashtë kursit.
Kështu deklaroi një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili ua dha këto detaje gazetarëve me email, me kusht që të mos zbulohej identiteti i tij.
Nga ana tjetër, kreu i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se shërbimet inteligjente të Pekinit janë kthyer në një rrezik.
Megjithatë, SHBA-të kishin vendosur të rrëzonin “tullumbacen” e Pekinit, e cila kishte fluturuar mbi qiellin kombëtar sapo të arrinte në Oqeanin Atlantik.
Ushtria kineze ka të ngjarë të qëndrojë pas një programi të gjerë mbikëqyrjeje ajrore në më shumë se 40 vende në pesë kontinente, duke përdorur balona spiunazhi në lartësi të mëdha, si ai i rrëzuar nga Shtetet e Bashkuara mbi Oqeanin Atlantik fundjavën e kaluar.
Detaje të shumta, sipas administratës Biden, e lidhin Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës me balonën që fluturoi mbi Shtetet e Bashkuara, në atë që duket të jetë një program i gjerë vëzhgimi i aftë për të mbledhur informacione të ndjeshme.
Pekini konfirmon se refuzoi një telefonatë nga kreu i Pentagonit për shkak të rrëzimit të balonës kineze që kishte fluturuar mbi territorin amerikan: një vendim që Kina e përkufizon si “të papërgjegjshme”.
“Qasja e papërgjegjshme dhe e gabuar e SHBA-së, nuk ka krijuar një atmosferë dialogu dhe shkëmbimi mes ushtrive” të dy vendeve, tha në një deklaratë ministria kineze e Mbrojtjes.
“Jo, jo”. Kështu, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një intervistë për “Pbs”, iu përgjigj pyetjes nëse marrëdhëniet me Pekinin kishin pësuar një goditje të rëndë pas rrëzimit të balonës së spiunazhit kinez.
Incidenti i balonës kineze të spiunazhit, i parë dhe i rrëzuar në qiellin e SHBA, “konfirmon një mënyrë”, në të cilën Kina ka bërë investime të konsiderueshme në aftësitë ushtarake, duke përfshirë mbikqyrjen dhe inteligjencën e platformave.
Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fund të takimit të tij në Uashington me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Operacionet e inteligjencës kineze në Evropë – sipas Stoltenberg – janë rritur me përdorimin e satelitëve, aktivitetet e hakerave dhe balonave, si ai që fluturoi mbi Shtetet e Bashkuara.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rrezikun e vazhdueshëm të inteligjencës kineze dhe të reagojmë për të mbrojtur veten”, theksoi ai, duke shtuar se reagimi perëndimor duhet të jetë “i matur, i përgjegjshëm dhe vigjilent”, si ai i zbatuar nga Shtetet e Bashkuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje