Politike

Apeli do të vendosë se kujt i përket partia: Më 3 mars shqyrtojmë vulën e PD

Apeli do të shqyrtojë me datë 3 mars çështjen se kujt i përket vula e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

“Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon se:

Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 3 Mars ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja”, thuhet në njoftimin për shtyp të gjykatës së Apelit.

Ankesa ndaj vendimit të Zhukrit është bërë nga grupi i Alibeajt i cili është shprehur më herët se do të qëndrojë në detyrë si kryetar i komanduar deri sa Apeli të marrë një vendim.

Edhe Berisha në anën tjetër pretendon se ai është legjitim në krye të PD-së nisur nga vendimi i gjykatës së Shkallës së Parë.

Mes pretendimeve të palëve ka edhe një handikap në mes, ajo e regjistrimit të partive politike në gjykatë ku kryetar figuron Lulzim Basha i dorëhequr prej një viti.  

Ndërkohë afati i fundit i regjistrimit të partive në zgjedhjet lokale është data 7 mars.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë