Politike

Protestuesit nisen nga rrethet drejt Tiranës, Berisha: Rroftë Revolucioni Demokratik!

Që në orët e para të mëngjesit ka nisur organizimiiI anëtarëve dhe mbështetësve të opozitës nga rrethet në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në protestën e orës 12:00 përpara Kryeministrisë.

Udhëtimi po bëhet në mënyrë të organizuar nga PD dhe partitë e tjera të opozitës, që vijnë makina, furgonë apo dhe autobusë nga të gjitha qytetet, Kukës, Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Elbasan, Korcca dhe deri nga Saranda.

Sipas  demokratëve, nga Korcca  janë nisur rreth 400 persona me 55 mjete te vogla dhe 3 autobusë. Ndërkohë, nga Pogradeci rreth 150 qytetarë janë nisur me 35 automjete. Po ashtu nga Devolli do të marrin pjesë 250 qyetarë, të cilët janë nisur me makina private. Rreth 1000 protestues nga opozita e qarkut të Beratit janë nisur drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së sotme të opozitës. Ndërkohë që një pjesë e qytetarëve që do ti bashkohen protestës kanë udhëtuar një natë më parë drejt Tiranës.

Fotografi akriv: Forca policore gjate protestes se opozites ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Gjate protestes kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se tubimi ishte kunder Kryeministrit Edi Rama e jo Samitit BE-Ballkan Perendimor.

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kjo do të jetë protesta më e madhe, duke e cilësuar si një nisje e revolucionit demokratik deri në mosbindje civile për largimin e Ramës nga qeveria. “Shqipëria po marshon drejt Tiranës! Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik!”, shkruan Berisha në një status në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, ambasada amerikane ka parlajmëruar shtetasit e saj të rrijnë larg grumbullimeve masive. “Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.h

Protesta e opozitës, mesloganin “Shqipërisë i dalim Zot” ka vënë në lëvizje policinë, e cila më herët njoftoi se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë