Politike

Protesta/ Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni tubimet e mëdha

Nga Gazeta Si – Ashtu si në çdo protestë e tubim në Tiranë, edhe sot Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e saj për kujdes. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare Ambasada Amerikane në Tiranë apelon shtetasit e saj të shmangin tubimin.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, shkruan në faqen zyrtare Ambasada Amerikane në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë