Politike

Paralajmërimi i Metës: Do e heqim Ramën me çdo çmim

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fjalën e tij gjatë protestës së opozitës tha se kjo protesta është fillimi i një rruge pa kthim për të larguar kryeministrin Edi Ramën. Ai tha se Rama është tashmë subjekt i drejtësisë për të gjitha shkeljet që ai ka bërë..

“Edi Rama është tashmë vetëm një subjekt i drejtësisë për veprime të rënda minuese kundër kushtetutës dhe demokracisë dhe për grabitjet masive, miliarda euro që gjendjen në offshoren e tij. Rama ka frikë nga përballja me të vërtetën. Ai e përdori pushtetin Për të kapur shtetin. Për interesat e tij mafioze nga amnestia fiskale tek pasaportat e arta. Afera korruptive që ka tronditur botën, Rama-McGonigal, ka mbledhur zemërimin. Edi Rama do të japë llogari për shkatërrimin e Kuvendit dhe për bllokimin e iniciativave të opozitës. Edi Rama kërkon t’i varfërojë shqiptarët. Ai do të japë llogari deri në fund për pengmarrjen e integrimit europian.  Me Edi Ramën kryeministër vendi vetëm zhytet në korrupsion”, – u shpreh Meta.

Në fund të fjalës së tij, kreu i PL-së tha se janë qytetarët ata që duhet të vendosin dhe të dëgjohen duke shtuar se ndryshimi do të bëhet “me çdo çmim dhe çmimin le ta zgjedhë vetë ai”.

“Struci i rilindjes, i cili është fshehur si një frikacak, i pashoq, nga frika e tmerrshme që ka nga përballja me të vërtetat me popullin dhe me dëmet e pallogaritshme që i ka shkaktuar atij. Do e bëjmë ndryshimin me çfarë do lloj çmimi. Çmimin ta përcaktoj vetë“


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë