Politike

Një ditë pas protestës, Berisha: Revolucioni na thërret, nesër të gjithë para Kuvendit

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot, një ditë pas protestës së djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se do të vijojë me protestat për të sjellë ‘revolucionin’. Ish-kryeministri ka postuar një video nga protesta dhe shkruan se këtë të hënë do të mblidhen sërish në protestë përpara Kuvendit

LEXO EDHE:
– Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës, thirrje SHBA-së dhe BE-së për hetime
– Këlliçi nga protesta: Hajdutët largohen me votë
– Protestuesit ‘ngjyrosin’ kryeministrinë me tymues
– ‘Shqipërisë i dalim zot’, opozita proteston para Kryeministrisë

Berisha e ka thirrur protestën në orën 17:00, gjatë kohës që brenda në Parlament do të mbahet seanca plenare.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë sot një pjesë të fjalës së tij nga protesta. Ai shkruan se nuk do ta lejojnë më Ramën të prodhojë vetëm mjerim që më pas sjell edhe largimin e shqiptarëve.

“Populli nuk do të lejojë më kurrë, që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin dhe dëbon qindra mijëra shqiptarë dhe sidomos të rinjtë dhe fëmijët nga Atdheu i tyre”, shkruan Meta.

LEXO EDHE:
– Video/ Rama komenton protestën e opozitës. Balla: Sot në shesh për hallin e Berishës
– Berisha i ndaloi para zyrës, reagon Veliaj: Kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë