Gazeta Si – Në Glendale, Arizona, luhet finalja e madhe për titullin kampion të NFL-së. Kansas City beson shumë tek ylli i skuadrës, kurse Philadelphia te kolektivi.
Super Bowl numër 57 luhet sot në mesnatë (me orën shqiptare). Më parë java që të çonte te kjo finale ishte e mbushur me lajme, ndonjëherë edhe të bujshme, ndërsa tani, në kohën e rrjeteve sociale, ka pak për të zbuluar. Megjithatë, emocionet e ndeshjes që mbyll sezonin mbeten po aq të mëdha.
The Philadelphia @Eagles have not turned over the ball all postseason. That's great news for Eagles fans, if they can keep protecting the football: the Eagles have won each of their last 12 games in which they had zero turnovers. #FlyEaglesFly pic.twitter.com/xgIipE5LSZ
— Elias Sports Bureau (@EliasSports) February 11, 2023
Kansas City Chiefs ëshntë në kërkim të një suksesi, do ta bënte të trokiste në portën e dinastive të mëdha, Philadelphia Eagles në anën tjetër kanë vullnetin të legjitimojnë një sezon që e kanë përjetuar gjithmonë para të gjithëve.
Për të thënë të vërtetën, nëse nuk do të ishte një marsian si Pat Mahomes, lojtari i sezonit, në udhëheqje të Chiefs, peshorja do të anonte dukshëm nga Philadelphia. Por ‘quarterback’-u fenomenal është, edhe pse kavilja nuk e lejon të jetë në 100%.
Në futboll mjafton pak për të bërë keq dhe një nga pikat kyçe të ndeshjes është pikërisht mbrojtja që linja e sulmit të Kansas do t’i bëjë yllit të vet. Reddick do të jetë lojtari që duhet ndalur në një linjë mbrojtjeje të nivelit të lartë.

Travis Kelce mund të konsiderohet ‘tight end’ më i mirë i 20-vjeçarit të fundit pas Rob Gronkowski. Si Philadelphia do ta mbrojë atë do të jetë një tjetër pikë kyçe e ndeshjes. Chiefs nuk kanë më një lojtar si Tyreek Hill, i aftë të “zgjatë” fushën, që të shqetësojë linjën e dytë të kundërshtarit në thellësi. Kanë ndryshuar mënyrën e lojës, qëndrojnë në “mes”, duke kërkuar Kelce. Andy Reid synon gjithmonë ‘mismatch’, edhe fizike.
Nëse Mahomes nuk është në maksimumin e tij, Jalen Hurts duket se e ka kaluar dëmtimin në shpatull, që e detyroi të mungonte disa ndeshje. Në Championship me San Francisco ra përsëri keq dhe dyshimet mbeten. Numrat e tij në playoff janë modestë, por është e vërtetë gjithashtu se nuk ka qenë nevoja për një ndeshje fenomenale prej tij për të fituar.
Ndonjëherë thuhet se mbivlerësohet, por kur shkohet në Super Bowl eksperienca një vlerë e ka. Reid, Mahomes dhe Chiefs luajnë të tretin në katër vjet, Eagles vijnë për herë të parë nga 2018-a, kur surprizuan Brady dhe Patriots në Minneapolis.
Por nga ajo skuadër nuk ka mbetur askush, duke përfshirë edhe trajnerin. Nick Sirianni ka bërë një punë të mirë, të shohim nëse do të ndihet presioni i Super Bowl.
Parashikimi është: Chiefs-Eagles 31-27.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje