Politike

Sot ditë zie kombëtare, Shqipëria nderon viktimat e tërmetit tragjik në Turqi e Siri

Gazeta Si – Qeveria shqiptare ka vendosur që kjo e hënë do të jetë ditë zie kombëtare në Shqipëri, si një shenjë solidariteti për Turqinë pas tërmetit katastrofik që e goditi së bashku me Sirinë javën e kaluar.

Vendimi i qeverisë shqiptare u njoftua nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë përmes një postimi në rrjete sociale.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka kanë shkruar se ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shënjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë.

“Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë.”, njoftoi kryeministri Rama.

Shqipëria i është bashkuar që në orët e para dhimbjes që ka shkaktuar tërmeti shkatërrimtar në Turqi, ndërsa ka dërguar edhe një numër të konsiderueshëm forcash të kërkim-shpëtimit në zonat e goditura nga tërmeti.  

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në të paktën 34,179.

Nga këto, 29,605 janë konfirmuar në Turqi, tha të dielën Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM. Numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është 4,574, sipas autoriteteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë