Gazeta Si – Chiefs, në disavantazh 24-14 në pushim, arritën të fitojnë 38-35, duke regjistruar kështu titullin e tretë në Nfl. Mahomes njeriu i ndeshjes në Glendale.
Kansas City fiton Nfl 2022/2023. Në Glendale u luajt Super Bowl LVII, ku Chiefs arritën me një përmbysje të madhe të mundin Philadelphia me rezultatin 38-35, falë gjuajtjes së Butker në fund. Një sukses i jashtëzakonshëm për skuadrën e Missouri, që në pushim humbiste 24-14 dhe më pas ishte e aftë të triumfonte për herë të tretë.

Vëmendja ishte e gjitha te Patrick Mahomes, ‘Mvp’ i sezonit të rregullt dhe i ndeshjes vendimtare. Ishte një finale shumë e bukur në ‘State Farm Stadium’ të Glendale, Arizona. Super Bowl nxori fitues Chiefs, edhe pse Eagles ishin në avantazh të 10 pikëve para pushimit ikonik të finales.
Ky sukses ka dy firma: atë të padiskutueshmen e Patrick Mahomes, ‘Mvp’ i dyfishtë dhe kjo nuk ndodhte që nga 2000, dhe atë të Harrison Butker, autorit të goditjes vendimtare (pas një vendimi kontrovers të arbitrave), që i dhuroi ‘tris’-in skuadrës së Missouri.
Në gjysmën e parë të ndeshjes nuk kishte histori: Philadelphia, e udhëhequr nga Jalen Hurts, autor i tre ‘touchdown’ në ndeshje (rekord për një ‘quarterback’ në Super Bowl), mori pikët e para. Kansas City u përgjigj me Kelce dhe perioda e parë u mbyll 7-7.

Në të dytën Broën, Hurts dhe goditjet e Elliot e çuan rezultatin 17-7 dhe në pushim 24-14. U duk se ndeshja e kishte marrë drejtimin, por më pas erdhi përmbysja. Pacheco shkurtoi diferencën në 27-21, kur kishte mbetur vetëm një periodë për t’u luajtur.
‘Touchdown’-et e Toney dhe Moore çuan Chiefs në avantazh, por Hurts barazoi 35-35. Pastaj, 11 sekonda para fundit erdhi episodi që vendosi ndeshjen: mbajtja e James Bradberry ndaj Smith-Schuster u ndëshkua me goditjen që i dhuroi titullin Kansas City. Butker injoroi presionin e madh, harroi gabimin e vetëm që kishte bërë dhe solli festën e tifozëve të Missouri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje