Bota

Alarm i pazakontë i SHBA-ve për qytetarët amerikanë: Largohuni menjëherë nga Rusia!

Gazeta Si – Ambasada amerikane në Rusi u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen “menjëherë” nga vendi.

Kjo është ajo që thuhet në një deklaratë të zyrës diplomatike të publikuar në internet, për shkak të luftës në Ukrainë dhe rrezikut të arrestimit arbitrar ose përndjekjes nga agjencitë ruse të zbatimit të ligjit.

“Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë”, tha ambasada e SHBA-së në Moskë.

“Tregoni kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të ndalimeve të gabuara”. “Mos udhëtoni në Rusi”, paralajmëron ambasada.

Thirrja e fundit e tillë publike ishte në shtator, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm.

“Shërbimet ruse të sigurisë kanë arrestuar shtetas amerikanë me akuza të rreme, kanë veçuar shtetasit amerikanë në Rusi, u kanë mohuar atyre trajtim të drejtë dhe transparent dhe i kanë dënuar në gjyqe sekrete ose pa paraqitur prova të besueshme”, vijon ambasada.

“Autoritetet ruse zbatojnë në mënyrë arbitrare ligjet lokale kundër punonjësve fetarë, shtetas amerikanë, dhe kanë hapur hetime të dyshimta penale kundër qytetarëve amerikanë të përfshirë në veprimtari fetare”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë