Bota

Sulm me armë në Universitetin e Miçiganit në SHBA, 3 të vdekur dhe 5 të plagosur

Gazeta Si – Tre persona humbën jetën dhe pesë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, SHBA.

Vrasësi, për të cilin policia kishte publikuar një foto gjatë ndjekjes që pasoi pas të shtënave, në fund ka vrarë veten.

Autori hapi zjarr në dy zona të ndryshme të kampusit universitar me një distancë prej 45 minutash, përpara se të ikte në këmbë.

Kampusi i Universitetit Shtetëror të Miçiganit, në lindje të kryeqytetit shtetëror Lansing, është shtëpia e 50,000 studentëve.

Në momentin e të shtënave, ora 20:30 me orën lokale (2:30 në Europë), universiteti ishte i mbushur me studentë që ndiqnin orët e mbrëmjes ose po darkonin ose pinin në shumë klube në kampus.

Policia rrethoi zonën dhe u bëri thirrje studentëve që të qëndrojnë në vende të sigurta. Më pas ky alarm u hoq pasi autoritetet e konsideruar të sigurt zonën në kampusin universitar.

Policia amerikane po heton këtë ngjarje të rëndë. Megjithatë deri në këto momente shkaqet e sulmit me armë nga 43-vjeçari nuk dihen ende.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë