Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të administrojë si provë vendimin e Gjykatës së Katanias, e cila pushoi hetimet ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri duke e nxjerrë të pafajshëm në lidhje me dosjen ‘Habilaj’.
Vendimi u depozitua pak ditë më parë nga ish-ministri dhe avokati i tij në të cilin Italia pas hetimeve vendosi të mos ngrejë asnjë akuzë ndaj Tahirit.
Sipas hetimeve italiane, Tahiri nuk ishte i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj.
Mësohet se brenda muajit nëntor merret vendimi nëse në Shqipëri do të pushohet hetimi apo do të ngrihet një akuzë ndaj ish-ministrit. Pavarësisht pushimit të hetimeve nga Italia, Tahiri në Shqipëri është në hetim si i dyshuar për trafik droge, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje