Bota

SHBA, katastrofë mjedisore pas rrëzimit të trenit me kimikate në Ohajo

Gazeta Si – Në Ohajo rrezikohet një katastrofë e paprecedentë mjedisore: në mbrëmjen e 3 shkurtit, një tren mallrash që transportonte kimikate shumë toksike doli nga shinat, por ende sot disa vagonët vazhdojnë të digjen.

Pas aksidentit, qyteti më i afërt, East Palestine, u evakuua: banorët raportuan të përziera dhe probleme shëndetësore.

Mijëra pula dhe peshq u vranë dhe rrugët ujore u kontaminuan. Lëshimi i pakontrolluar i sasive të mëdha të materialeve kimike të rrezikshme në fakt, ka ndotur ujërat nëntokësore dhe është përhapur në pellgun e lumit më të rëndësishëm në vend, duke kërcënuar burimet ujore mbi të cilat mbështeten të paktën 30 milionë qytetarë amerikanë.

Në javët pas aksidentit, i cili kulmoi me një shpërthim masiv dhe një zjarr kimik që vazhdoi për ditë të tëra, raportet për ngordhjen e kafshëve të egra dhe peshqve u shtuan.

Ndërsa banorët e East Palestine u evakuuan pas aksidentit dhe ende nuk është komunikuar nëse dhe kur do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Midis substancave të shpërndara në ajër dhe në tokë, përveç klorurit të vinilit tashmë të njohur, ka edhe sasi të mëdha të etilenglikol monobutil eterit, etilheksil akrilatit dhe izobutilenit, të gjitha substanca shumë ndotëse dhe kancerogjene.

Autoritetet shëndetësore të Ohajos pranuan të hënën se “të dhënat e reja” do të tregonin gjithnjë e më shumë kimikate në 50 kamionët e trenit të dalë nga binarët sesa ishte raportuar fillimisht.

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), tha se nuk kishte gjetur “nivele shqetësuese të toksinave në ajër që i atribuohen aksidentit”, por pranoi se “banorët mund të vërejnë ende erëra” dhe rekomandoi shtrimin në spital të atyre që duhet të përjetojnë simptoma të dhimbjeve të kokës.

Guvernatori i Virxhinias Perëndimore, ka rekomanduar qetësi, duke thënë se shoqëria shtetërore e ujësjellësit ka forcuar proceset e pastrimit dhe ka filluar të nxjerrë ujë nga një përrua i lartë, lumi Guyandotte.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë