Gazeta Si – Mijëra avionë u ndaluan në Gjermani për shkak të dështimit të sistemeve të imbarkimit, ku fluturimet e kompanisë “Lufthansa” janë në një kaos total.
Teknikët informatikë po përpiqen të riparojnë problemin, por ende nuk janë të qarta arsyet e gabimit.
Ndërkohë, agjencia e sigurisë së transportit ajror ka mbyllur pistat në aeroportin e Frankfurtit pikërisht për shkak të problemeve serioze që kanë çuar në dështim sistemet kompjuterike të kompanisë gjermane.
Mediat gjermane raportojnë se avionët në fluturim po devijohen në Nuremberg, Këln dhe Duseldorf.
Kështu, një problem në sistemin kompjuterik të “Lufthansa”-s ka paralizuar fluturimet e kompanisë më të madhe gjermane.
Sistemet e imbarkimit nuk kanë funksionuar që nga mëngjesi, duke prekur veçanërisht aeroportet e Mynihut dhe Frankfurtit. Kështu thotë vetë kompania, siç raporton “Spiegel”.
Një zëdhënës i “Lufthansa”-s, shpjegoi se teknikët po punojnë për një zgjidhje, edhe pse arsyet e problemit nuk janë ende të qarta.
Mijëra fluturime u anuluan ose u vonuan në aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut.
Të gjitha fluturimet e brendshme janë anuluar dhe pasagjerëve u është kërkuar të udhëtojnë me tren.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje