Komisioni Europian ka paralajmëruar sanksione të tjera për Rusinë, që do të prekin eksportet dhe oligarkët e saj.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen dha detajet për paketën e dhjetë të sanksioneve kundrejt Rusisë për luftën që nisi në Ukrainë, subjekt aprovimi nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Kufizimet synojnë ndalimin e eksporteve me vlerë 11 miliardë euro (11.78 miliardë dollarë), eksportet e mallrave të përdorimit të dyfishtë dhe teknologjisë së avancuar, si dhe propaganduesit rusë.
Sanksionet paraqesin masa të reja për të parandaluar shmangien nga sanksionet e mëparshme, tha von der Leyen në një deklaratë, duke përfshirë gjurmimin e oligarkëve që përpiqen të “fshehin ose shesin pasuritë e tyre” për t’i shpëtuar sanksioneve.
“Tani kemi sanksionet më të ashpra të vendosura ndonjëherë nga Bashkimi Europian. Dhe ne duhet të sigurohemi që ato të zbatohen me rigorozitet”, – thuhet në deklaratë.
“Ne do të gjurmojmë oligarkët që përpiqen të fshihen ose të shesin pasuritë e tyre për t’i shpëtuar sanksioneve. Dhe së bashku me Shtetet Anëtare do të krijojmë një përmbledhje të të gjitha aktiveve të ngrira të bankës qendrore ruse të mbajtura në BE. Duhet të dimë se ku ndodhen këto dhe sa vlejnë. Kjo është thelbësore në funksion të përdorimit të mundshëm të aseteve publike ruse për të financuar rindërtimin në Ukrainë.”
“Së bashku, ne po shtrëngojmë vidhat mbi Rusinë gjithnjë e më shumë,” tha von der Leyen, duke u bërë thirrje vendeve anëtare që të miratojnë me shpejtësi paketën. “Qëllimi ynë është të kemi, së bashku me partnerët tanë t G7-s, sanksione të tjera të rëndësishme deri më 24 shkurt – saktësisht një vit pasi Putini filloi luftën e tij perandorake”./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje