Gazeta Si – Fatkeqësia më e rëndë e 100 viteve të fundit. 35.418 persona humbën jetën nga “tërmeti i madh”, siç njoftoi vetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pas një mbledhjeje 5-orëshe të kabinetit të mbajtur në selinë e agjencisë së fatkeqësive.
Deri tani, raportohet për 8.000 mijë persona që jan shpëtuar nën rrënoja.
Ndër të fundit, Muhammed Cafer, 18 vjeç, i cili lëvizi gishtat, ndërsa nxirrej nga rrënojat në Kahramanmaras dhe Muhammed Yeninar, 17 vjeç dhe vëllai i tij Baki, 21 vjeç, u gjetën të gjallë në të njëjtin rajon.
E ndërsa përpjekjet për ndihmë po i afrohen vërtet fundit, ato tani po shqetësojnë të plagosurit. “Ata që janë shpëtuar janë në gjendje të keqe dhe kanë nevojë për trajtim për shpëtimin e jetës”, – shpjegon për AFP, Yilmaz Aydin, një mjek që punon në një spital fushor në Antakya.
Nga Siria, megjithatë, të dhënat e fundit flasin për 5714 viktima (të dhëna të raportuara nga qeveria siriane dhe nga rebelët që kontrollojnë shumicën e zonave të prekura).
Ndërsa Ismail Abdullah i Helmetave të Bardha, nga Idlibi, shpjegon se 3000 persona janë shpëtuar dhe se në orët e ardhshme Helmetat e Bardha do të shpallin përfundimin e operacioneve.
Dhe nëse dy porta të tjera u hapën dje, ajo e Bab el Salam dhe ajo e Al-Ra’ee, dhe një kolonë e Kombeve të Bashkuara, hyri në vend nga porta Bab el Haëa, Ismail Abudllah shpjegon: “Këtu na duhet gjithçka, mbi të gjitha barnat për të kuruar të plagosurit, por edhe çadra dhe ushqimet”.
Ndërkohë vijojnë polemikat mbi abuzimet me ndërtesat dhe mundësia e spekulimeve përsëritetnë Turqi.
Erdogan ka premtuar se do të fillojë “menjëherë, në fillim të muajit të ardhshëm”, në mars, “ndërtimin e tridhjetë mijë shtëpive”.
Synimi është rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti, “si pjesë e një plani vjetor”, pra deri në shkurt të vitit të ardhshëm.
Por një nga shoqatat kryesore të biznesit të Turqisë, “Türkonfed”, vlerëson se tërmeti do të kishte shkaktuar 84 miliardë dollarë humbje në ekonominë turke.
Ndërkohë, shqetësuese janë edhe rrëzimet e objekteve në rrezik shembjeje pas tërmetit.
Në Gaziantep, mes inxhinierëve të dërguar nga Ministria e Infrastrukturës për të punuar së bashku me AFAD, është edhe Sadik Yurek, i cili ka mbërritur së bashku me kolegët e tij për të vlerësuar se cilat ndërtesa janë të pasigurta apo jo.
“Unë jam në vend që nga e diela. Është një punë që do të marrë kohë dhe që nuk mund të bazohet në një vështrim të parë të përafërt”, shpjegon ai, duke treguar të çarat ku flenë ai dhe kolegët e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje