Politike

Kuvendi konfirmon Lindita Nikollën si kryetare, rrëzohet kërkesa e opozitës për shkarkim

Gazeta Si – Shumica socialiste rrëzoi këtë të enjte kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. 78 deputetë votuan kundër kërkesës së Partisë Demokratike, ndërsa vetëm 3 deputetë votuan pro.

Po ashtu me votat e mazhorancës u miratuan disa prej projektligjeve që ishin në rendin e ditës. Votimi u krye gjatë tensioneve teksa deputetët e opozitës kishin bllokuar foltoren.

Po ashtu, i pranishëm gjatë momentit të votimit të deputetëve ishte edhe kryeministri Edi Rama. Prania e tij shkaktoi tensione në Kuvend teksa deputetët e PD kërkuan që të zhvillohet interpelanca ndaj tij për çështjen “McGonigal”.

Nikolla e kishte të garantuar mbijetesën për shkak se votimi kërkonte shumicë të thjeshtë.

Megjithatë opozita nuk arriti të konfirmonte as 28 firmat e kërkesës, pasi Alibeaj me deputetët e tij braktisën seancën para votimit, ndërsa një pjesë e mirë e deputetëve të tjerë ishin përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Në fjalën e saj drejtuar deputetëve, Nikolla tha se kërkesa e opozitës ishte emocionale dhe e pabazuar në fakte.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë