Bota

Gjenden 18 migrantë të vdekur në një kamion në Bullgari, donin të kalonin kufirin

Gazeta Si – Brenda një kamioni të braktisur utoritetet bullgare kanë gjetur 18 migrantë të vdekur. Ata kanë dashur të kalojnë ilegalisht kufirin, siç bëhet me dije nga autoritetet bullgare.

“Kamioni po transportonte ilegalisht rreth 40 migrantë, të cilët ishin fshehur nën ngarkesën me dru dhe 18 prej tyre kanë vdekur”, – shkruhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë.

Një tragjedi e vërtetë, më e rënda në vendin ballkanik sa i takon trafikut ilegal të migrantëve. Policia u njoftua nga banorët vendës dhe gjeti kamionin në fshatin Lokrosko, rreth 20 kilometra në verilindje të Sofjes.

Foto ilustruese. Gazeta Si, 17 shkurt 2023

“Nuk mund ta them me siguri se çfarë mund të ketë ndodhur, nëse ka pasur mungesë oksigjeni, ka qenë ftohtë, apo ata njerëz nuk ishin ushqyer prej disa ditësh”, – është shprehur ministri i Shëndetësisë, Asen Medjidiev. Ai saktësoi se në kamion u gjetën 14 persona të gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas shtypit bullgar, migrantët e gjetur në kamion ishin nga Afganistani. Bullgaria shërben si portë për migrantët, për hyrjen e tyre në bllokun europian. Gjatë vitit 2022 në Bullgari janë ndaluar 164.000 kalime ilegale të kufirit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë