Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla paralajmëroi masa të reja ndaj deputetëve të opozitës që do të bllokojnë punimet e Kuvendit dhe përcolli shumë pak mesazh për ngritjen e një komisioni hetimor ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen McGonigal duke ia deleguar ngërçin një tjetër komisioni që është ngritur për ndryshimin e ligjit në komisionet hetimore.
“Bllokimet do të vazhdojnë derisa Berisha të vazhdojë me presionin ndaj drejtësisë. Do të merren masa për bllokimin e punimeve të Kuvendit”, tha Balla pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS.
Balla tha në përgjigjet e tij për mediat se gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve, votë kundër për komisionin hetimor ishte edhe ajo e Enkelejd Alibeajt.
Për të shkuar tek kërkesa e PD, Balla tha se më parë duhet ngritur komisioni për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore ku PS mirëpret emrat nga radhët e opozitës për tu bërë pjesë.
Vetëm pas këtij procesi sipas tij PS do të marrë në shqyrtim kërkesën e PD për ngritjen e komisionit hetimor.
Balla tha gjithashtu se mocioni me debat është caktuar në datën 2 mars dhe do të vijojë edhe një ditë më pas (me datë 3) ditën kur PD do të zhvillojë një protestë në Tiranë.
Po atë ditë, Apeli pritet të vendosë për fatin e vulës së PD.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje