Politike

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve: 3 marsi, ditë kushtrimi, beteja jonë mosbindja civile

Fokusi i afërm i Partisë Demokratike do të jetë protesta e 3 marsit, ditë në të cilën Apeli do të vendose nëse do të lërë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri që njeh Berishën si palë të PD.   

Në 32 vjetorin e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha, Berisha tha se 3 marsi do të jetë ditë kushtrimi. Për organizimin e kësaj proteste, Berisha mblodhi edhe drejtuesit politik të PD në qarqe.  

“3 marsi është ditë kushtrimi.

20 shkurti frymëzon më shumë se çdo gjë tjetër, shqiptarët të ngrihen në një revolucion.

Se vetëm nga një revolucion mund të përmbyset ky regjim që shkelmon votën, që shkelmon liritë, vjedh pasuritë, vjedh buxhetin, që nuk njeh normë, moral e ligj.

Ata që e duan këtë vend, duhet të bashkohen me këtë revolucion. Nuk dihet t’i trembë fjala revolucion, përkundrazi duhet t’i thërrasë ndërgjegjes së tyre se rrugë tjetër aty ku vdes vota, përveç revolucionit, nuk ka.

Ndaj dhe ftoj të gjithë shqiptarët të bashkohemi në këtë revolucion, të vazhdojmë betejën tonë deri në fitoren e plotë të tij”, tha Berisha.

Në takimin me drejtuesit politik, Berisha nënvizoi: “Revolucioni paqësor nuk është vetëm revolucion i protestave paqësore. Është revolucion i mosbindjes civile para të gjithash. Ne duhet të përgatitemi.

Mosbindja civile është element thelbësor i revolucionit paqësor. E ka thënë Mahatma Gandi: është e shenjtë!”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë