Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi mbështetjen publike për kandidatin e PD-së për bashkinë e Durrësit, Igli Cara.
“Kënaqësi të kishim të ftuar në mbledhjen e Kryesisë së Partisë të Lirisë në Durrës edhe Kryetarin e ardhshëm të Bashkisë, Igli Cara.
Programi i Igli Carës u jep zgjidhje problemeve të rënda që janë pasojë e një drejtimi të dështuar 23-vjeçar të këtij qyteti me potenciale dhe resurse të jashtëzakonshme për zhvillim.
Modeli bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, që sjell Igli Cara, është pikërisht ai që i ka munguar Bashkisë deri më sot.
Asgjë nuk do të bëhet fakt i kryer me arrogancë por vendimet do të konsultohen me grupet e interesit, ekspertët më të mirë të qytetit dhe komunitetin”, shkruan Meta duke e ilustruar mbledhjen edhe me nje foto ku Igli Cara shfaqet në krah të kreut të PL-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje