Politike

Axhenda / Të hënën mbledhje e përbashkët e qeverive Shqipëri-Mali i Zi

Të hënën e 27 shkurtit do të mbahet për herë të parë një mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi.

Mbledhja e përbashkët do të zhvillohet në Podgoricë, në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve.

Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, që shihen me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta pritet te mbahet edhe konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazović dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë