Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar të martën(21 shkurt) se brenda dy ditësh Serbia do të nënshkruajë kontratën e parë me Emiratet e Bashkuara Arabe për blerjen e dronëve kamikazë.
Ai u tha gazetarëve në Abu Dabi se “shpreson” që pas pesë apo gjashtë muajsh, dronët e parë kamikazë do t’u arrijnë Forcave të Armatosura serbe.
Pas një vizite në Panairin e Armëve dhe të Pajisjeve Ushtarake 2023, ai shtoi se në ditët në vijim pret përshkallëzim të konfliktit në Ukrainë, që, sipas tij, do ta vështirësojë edhe më shumë pozitën e Serbisë.
“Ne po përballemi me një periudhë sfiduese, dhe nga deklaratat e presidentit [rus], Vladimir Putin, duket qartë se ai do të vazhdojë me shumë ashpërsi luftën në Ukrainë. Për disa ditë, pres ndryshime të mëdha në fushëbetejë, dhe në veprime të mëtejshme politike ndaj Serbisë, nga perëndimi dhe nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë”, tha Vuçiç.
Në një fjalim drejtuar kombit rus, më 21 shkurt, Putin akuzoi vendet perëndimore për nxitjen e luftës për shkatërrimin e Rusisë.
Ai tha se Rusia kishte bërë gjithçka për të shmangur luftën, por se Ukraina, e mbështetur nga Perëndimi, po planifikonte të pushtonte Krimenë.
Putin tha, po ashtu, se Rusia dëshiron ta zgjidhë konfliktin në Ukrainë në mënyrë paqësore, “mirëpo mbrapa shpinës sonë ka qenë duke u përgatitur një skenar i vështirë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje