Gazeta Si – Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë përkeqësuar edhe më tej pas vendimit të Putinit për të pezulluar zbatimin e traktatit START për kufizimin e armëve bërthamore.
Njoftimi i “Carit” u bë në Moskë gjatë fjalimit të tij para parlamentarëve të Asamblesë Federale.
“Në fillim të këtij muaji, NATO na kërkoi duke u bazuar tek kjo marrëveshje të lejonim inspektimin e tyre të objekteve tona të mbrojtjes bërthamore. Ne dimë që Kievi përmes specialistëve të NATO-s bombardoi me dronë bazat tona strategjike ajrore. Dhe tani duan të dinë ku kemi bazat bërthamore”, – tha Putin.
Traktati i ri i Strategjik për Reduktimin e Armëve, u nënshkrua në Pragë më 8 prill 2010 nga presidentët e atëhershëm të SHBA, Barack Obama dhe presidentit rus, Dmitri Medvedev.
Ai hyri në fuqi më 5 shkurt 2011 dhe u zgjat për herë të parë për 5 vjet në shkurt 2016 dhe për herë të dytë në shkurt 2021.
Skadimi i Traktatit është planifikuar për në vitin 2026. Kjo është ajo që parashikon “New Start”, i cili zëvendësoi dy marrëveshjet e mëparshme Start 1 dhe 2 (kjo e fundit nuk hyri kurrë në fuqi) dhe Traktati i Moskës i vitit 2002 (Sort), i cili skadoi në vitin 2012.
Koka bërthamore – Kufiri prej 1550 kokash bërthamore u aktivizua 7 vjet pas hyrjes në fuqi të Traktatit (5 shkurt 2018).
Ai kishte të bënte me koka të montuara në raketa balistike ndërkontinentale (ICBM), raketa balistike të lëshuara nga nëndetëse (SLBM) dhe numrin e bombarduesve të disponueshëm me një kokë lufte secili.
Kjo ishte një rënie prej 74% në krahasim me marrëveshjen Start 1 dhe 30% në krahasim me Traktatin e Moskës të vitit 2002.
Vektorët – Kufiri prej 700 transportuesish, duke numëruar raketat ICBM dhe SLBM dhe bombarduesit të aftë për të hedhur pajisje bërthamore: kjo është e përgjysmuar në krahasim me Start 1.
Kufiri u caktua në 800, duke numëruar gjithashtu raketa të pashënjestruara. “New Start” nuk kufizon numrin e ICBM-ve dhe SLBM-ve të pashfrytëzuara, por i monitoron ato dhe ofron informacione të vazhdueshme mbi vendndodhjen e tyre dhe inspektimet e vendit për të konfirmuar se nuk po shtohen në forcën e vendosur.
Mburoja kundër raketave – Sipas Uashingtonit, marrëveshja nuk vendosi kufizime në programet e mbrojtjes kundër raketave. Një interpretim që nuk ndahet kurrë nga Moska.
Kontrollet – Parashikohen inspektime të drejtpërdrejta, shkëmbim të dhënash dhe informacioni, njoftime në lidhje me armët strategjike dhe vendndodhjet e listuara në dokument dhe metodat për të lehtësuar kontrollet.
Ratifikimi – Traktati përfshin tre dokumente: tekstin bazë, një protokoll që liston të drejtat dhe detyrimet që lidhen me dokumentin dhe anekset teknike që trajtojnë detajet. Të tre dokumentet janë ratifikuar nga parlamentet e tyre përkatëse.
Tërheqja – Traktati përmban një klauzolë tërheqjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje