Gazeta Si- Opozita pritet të ketë dy kandidatë për bashkinë e Korçës. Doktor Gjergji Gjata do të shpallë nesër platformën e tij për bashkinë që prej kohësh drejtohet nga socialistët. Ai do të jetë kandidati për grupimin “Alibeaj” dhe kjo do të thotë se opozita do të ketë dy kandidatë për bashkinë e Korçës. Grupimi tjetër i PD-së, që përfaqësohet nga Berisha ka si kandidat ish-deputeten Ledina Alolli. Në fakt doktor Gjata konkurroi në primaret e hapura nga Berisha. Në këto primare ai siguroi vetëm 426 vota, ndërsa Ledina Alolli që u shpall fituese mori 628 vota. Socialistët ende nuk e kanë zgjedhur kandidatin e tyre, por sërish pritet të dalin në këtë betejë elektorale me kryebashkiakun aktual Sotiraq Filo.

Pjesa tjetër e PD-së që ende njihet ligjërisht ka nxjerrë disa kandidatë për zgjedhjet e 14 majit. Së fundmi dy kandidatet ishin Pranvera Rizain në Patos dhe Klomentina Drini në Bashkinë e Vaut të Dejës. Edhe pse më 3 mars gjykata e Apelit vendos për çështjen e statutit të Partisë Demokratike, të dyja grupimet kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e 14 majit, si në çështjet e organizimit të strukturave, ashtu edhe në përzgjedhjen e kandidatëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje