Bota

“Situatë komplekse ndërkombëtare”, Putin takon kryediplomatin kinez Wang në Kremlin

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me diplomatin e lartë kinez Wang Yi në Kremlin, sipas pamjeve televizive nga mediat ndërkombëtare

CNN raporton se të dy janë ulur në tryezën e gjatë, me Putinin duke folur për një “situatë komplekse ndërkombëtare”.

Kryediplomati i Kinës, Wang Yi, i tha ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov të mërkurën se Pekini “do të ndjekë me vendosmëri një politikë të jashtme të pavarur dhe autonome”.

Wang tha se “nën udhëheqjen strategjike” të presidentit kinez Xi Jinping dhe Vladimir Putin të Rusisë, marrëdhëniet midis dy vendeve “vazhdojnë të funksionojnë në një nivel të lartë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë