Në kuadër të 42-vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy shteteve Shqipëri-Japoni, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida.
Pas takimit dypalësh, dy kryeministrat dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp.
“…Do të doja që ta përmbyllja pjesën time duke u bashkuar me kryeministrin e nderuar për të theksuar nevojën dhe dëshirën për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, për forcimin e bashkëpunimin tonë dypalësh dhe për të parë që të ketë më shumë gjëra që ndodhin mes dy vendeve tona.
Vërtetë ne jemi larg gjeografikisht, jemi ndryshe, në kuptimin që Japonia është e madhe dhe ne jemi të vegjël, Japonia është e pasur, ne nuk jemi aq të pasur, por në një botë që është e përshirë gjithnjë e më tepër nga shqetësimet, nga krizat e papritura ne besojmë se më shumë se sa dallimet, ajo që na bashkon janë vlerat dhe të jesh pjesë e kësaj familjeje vlerash është shumë më e rëndësishme sot se dje dhe mund të jetë më e rëndësishme nesër sesa sot.
Kështu që duke shpresuar se së shpejti qeveria japoneze do të bëjë të mundur që shqiptarët të udhëtojnë pa viza në Japoni ashtu siç japonezët mund ta bëjnë tashmë drejt Shqipërisë, ne presim me padurim që ky bashkëpunim të forcohet dhe edhe një herë dua të falënderoj me gjithë zemër kryeministrin, ambasadorin japonez në Shqipëri, të gjithë ata që janë treguar kaq të sjellshëm me ne gjatë këtij qëndrimi të shkurtër në Tokio dhe po ashtu të gjithë gazetarët e pranishëm këtu…”, tha Rama
Duke dënuar agresionin rus kundër Ukrainës, kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida tha ndër të tjera se, realizimi i paqes dhe prosperitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, është e rëndësishme jo vetëm për Evropën, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi, përfshirë Japoninë.
“Nga ky këndvështrim përmes nismës për bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor, Japonia synon të forcojë mbështetjen tonë për reformat e nga vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar, për t’u anëtarësuar në BE dhe do të vendosë një ambasador përgjegjës për Ballkanin Perëndimor.
Pas kësaj konference për shtyp, me kryeministri Rama do të diskutojmë gjatë darkës për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Japonisë dhe rolin që ka Shqipëria për pajtimin etnik. Ne do të diskutojmë mjedisin e vështirë të sigurisë në Paqësor dhe në rajon.
Synoj që t’i shpjegoj Kryeministrit strategjinë kombëtare të sigurisë që ka miratuar qeveria jonë duke njohur këtë situatë aktuale dhe në fakt mësova që ai, gjatë takimit pra, e kuptonte ose më mirë e dinte një gjë të tillë. Unë shpresoj që përmes vizitës së zotit Rama ne të forcojmë bashkëpunimin midis dy vendeve”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje