Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk ishte në seancën parlamentare të së të enjtes. Ai është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit për 10 ditë.
Megjithatë ai e kishte dëgjuar mesazhin e përcjellë nga Taulant Balla në fund të fjalës së tij për vulën e PD në datën 3 mars nga Apeli.
Ai qëndroi jashtë ambienteve të parlamentit duke i kthyer përgjigje.
“Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.
Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra. Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë. Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon! 3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin. 3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë”
Berisha tha ndër të tjera se beteja e sotme e opozitës lidhet me mbrojtjen e Kushtetutës.
“Jeni zëri i vërtetë i çdo shqiptari kudo ndodhet. Dua të qartësoj se kjo është betejë për mbrojtjen e Kushtetutës, e cila shkelmohet nga banditët, porositës të vrasjeve, nga padronë të klaneve të drogës, të krimit.
28 burra dhe gra të votuar nga zgjedhësit shqiptarë gjykojnë se duhet të hetojnë, duhet të sjellin para zgjedhësve të tyre të vërtetën mbi këtë çështje kurse trafikantë dhe kukulla pa asnjë dinjitet njerëzor të Edi Ramës bllokojnë këtë të drejtë të deputetëve të opozitës vendosën hetimin e udhëtimeve të Edi Ramës në të cilat ka shpenzuar me avionin e tij me dhomë gjumi luksoze dhe me 22 rroga nga më të majmet të personelit ka shpenzuar mbi 22 milionë euro në 137 fluturime.
Presidenti i SHBA kishte realizuar gjithsej me AirForce1 40 fluturime, pra njeriu që ka përgjegjësinë e botës kishte parë të nevojshme 40 udhëtime kurse Edi Rama, 137 fluturime me avion në dispozicion të gjithë taksat tuaja, e gjithë mundi juaj kurse fëmijët largohen e vetëm largohen nga ky vend”, tha Berisha.
Më tej ai nënvizoi: “Ju po protestoni kundër një hajduti që po mjeron çdo ditë shqiptarët, protestoni kundër një njeriu, i cili vazhdon të vjedhë ditën dhe natën me aferën e djegësave.
A e dini ju se djegësat, 420 milionë, kanë vetëm një njeri kryesor dhe ky është Edi Rama.
A e dini ju se çarteri i tij është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij, që të firmosin dokumentet për djegësat?
A e dini ju se me Erion Veliajn, vjedhin në çdo ton mbetje që derdhet në Sharrë, 18 euro nga mundi dhe djersa juaj?
A e dini ju se ky zotëri, shtrohet në darka 10 mijë dollarë me McGonigal, ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun?
A e dini se këto tregojnë urrejtjen e madhe që kanë janë ndaj jush?”
Më tej Berisha preku edhe çështjen e vrasjes pa autor të kenianes.
“A e dini ju se këta janë një bandë që strehojnë vrasës? Ku fshihen vrasësit e kenianes? Në qeveri, në qeveri, në qeveri.
Shikojeni pak atë kriminelin Taulant Balla, e kam denoncuar dhe e denoncoj sërish, vendi i tij është në burg si trafikant femrash.
Prandaj ata fshehin Xhoin. Ai është denoncuar nga diplomatët shqiptarë se ka nxjerrë viza për prostituta moldave që t’i sillte në Shqipëri.
Fatos Nano, në vend që ta çonte në prokurori, e bëri këshilltar.
Ai është denoncuar nga delinkuentë se ka porositur vrasje. Ky është eksponenti parlamentar kryesor i mazhorancës”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje