Politike

Braçe kundër qeverisë: S’e votoj draftin për privatizimin e ish-ndërmarrjeve shtetërore

Pas dy orë debatesh për procedurë, Kuvendi iu rikthye rendit të ditës ku spikati fjala e deputetit të PS-së, Erion Braçe.

Gjatë fjalës së tij, Braçe tha ndër të tjera se nuk do të votojë projektligjin për privatizimin e ish ndërmarrjeve bujqësore me argumentin se qeveria nuk ka bërë ende asnjë njoftim për bujqit, gjë që është sipas tij është shqetësuese.

“…Vijmë te ligji i qeverisë. Për të qenë i qartë, njerëzit që përfitojnë nga ky ligj i kanë marrë pronat e ndërmarrjeve bujqësore, para 1997. Jam kundër dhe nuk do ta votoj, sepse mendoj se njerëz që kanë privatizuar objekte bujqësore nga 1992-1997, nuk mundet të paguajnë sot me çmimet e atyre viteve objekte që sot ka nevojë fshati. Në fshat ka nevojë për hapësirë publike. Na duhet hapësira publike për të ndërtuar vepra publike. Kush nuk ka paguar para nga 92 deri në 98, e deri më sot, nuk ka pse përfiton nga këto prona.

E dyta që kam, ne me buxhetin kemi caktuar 3.9 mln mbështetje për bujqësinë për këtë vit, qeveria ende nuk ka nxjerrë vendimin për masat mbështetëse. Dua ta përsëris shqetësimin. Ciklet e shërbimeve në bujqësi nuk mundet që bujku të presë se kur do dalë vendimi nga ministria që të fillojnë të mbjellin tokën. Ndaj lutem të bëjmë ç’është e mundur që ky vendim të dalë sa më parë. Me qëllim që bujqit ato para t’i shfrytëzojnë, përndryshe nëse ua japim në dhjetor, nuk kanë asnjë vlerë”, tha Braçe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë