Bota

Përmbytje në Brazil, 48 të vdekur nga reshjet e dendura të shiut në Sao Paulo

Gazeta Si – Të paktën 48 persona kanë humbur jetën në shtetin e Sao Paulos të Brazilit, si pasojë e rrëshqitjeve të shumta të dheut dhe përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në këtë zonë ditët e fundit.

Janë ende 38 persona të zhdukur dhe operacionet e shpëtimit po vazhdojnë me vështirësi, pikërisht për shkak të kushteve të komplikuara të motit.

Qyteti më i prekur është ai i Sao Sebastiaos, rreth 200 kilometra nga Sao Paulo, ku pati 47 të vdekur.

Disa zona të shtetit janë ende të izoluara për shkak të rrugëve të bëra të papërdorshme nga shiu dhe balta, dhe ka qindra njerëz të zhvendosur.

Shirat e dendur shkatërruan zonat bregdetare, ku në Sao Paulo uji vërshoi brenda nëpër shtëpi dhe përmbyti rrugët.

Akset kryesore si autostrada Mogi-Bertioga dhe Rio-Santos u bllokuan gjithashtu, ndërsa qytetet të tjera të prekura, janë Ilhabela, Caraguatatuba, Bertioga dhe Ubatuba.

Për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe ndërtimit me cilësi të dobët, 1.800 persona mbetën të pastrehë, të cilët përkohësisht u vendosën në shkolla, kopshte e kisha.

Përveç zjarrfikësve dhe policisë, në ndihmë të ekipeve janë edhe angazhuar edhe qindra vullnetarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë