Politike

Meta: Kjo qeveri duhet të largohet një orë e më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkëputur një mesazh që ai mbajti një ditë më parë në protestën e opozitës organizuar para Kuvendit.  

“Buxheti vjetor i Shqipërisë është dy herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës. Por në Shqipëri, ndihma ekonomike dhe pensionet janë shumë më të ulëta se sa në Kosovë, sepse paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar.

Kjo Qeveri i urren shqiptarët e thjeshtë.

Kjo Qeveri i urren shqiptarët e varfër dhe të ndershëm. Ajo është armike e interesit publik, prandaj ajo duhet të largohet një orë e më parë”, shkruan Meta në faqen e tij në Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë