Gazeta Si – Shefi i CIA-s amerikane është i bindur se presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar ushtrinë e tij të jetë gati për të pushtuar Tajvanin “deri në vitin 2027”.
Por lideri i Pekinit ka filluar të ketë dyshime për aftësinë e tij për ta bërë këtë, pas vështirësisë në fuhën ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Kështu deklaroi kreu i CIA-s, Ëilliam Burns, në një intervistë për televizionin “Cbs”.
“Nuk është e sigurt që Kina do të pushtojë Tajvanin në vitin 2027 apo ndonjë vit tjetër”, saktësoi kreu i agjencisë amerikane.
“Vlerësimi ynë deri më sot, është se udhëheqësit dhe shefat ushtarakë të Pekinit nuk janë të sigurt se do të jenë në gjendje të kryejnë misionin”.
Kina dhe Tajvani kanë një mosmarrëveshje të gjatë mbi sovranitetin e ishullit.
Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj, më saktë një provincë, por shumë tajvanezë duan që ishulli të jetë i pavarur.
Nga viti 1683 deri në 1895, Tajvani sundohej nga dinastia Qing e Kinës. Pasi Japonia shpalli fitoren e saj në Luftën e Parë Sino-Japoneze, qeveria Qing u detyrua t’ia dorëzonte Tajvanin Japonisë.
Ishulli ishte nën sundimin e Republikës së Kinës pas Luftës së Dytë Botërore, me pëlqimin e aleatëve të saj, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Udhëheqësi i Partisë Nacionaliste Kineze, Chiang Kai-shek, iku në Tajvan në vitin 1949 dhe krijoi qeverinë e tij pasi humbi Luftën Civile ndaj Partisë Komuniste dhe liderit të saj Mao Ce Dun.
Djali i Chiang vazhdoi të sundonte Tajvanin pas babait të tij dhe filloi demokratizimin e Tajvanit, shkruan DailyMail.
Në vitin 1980, Kina paraqiti një formulë të quajtur ‘një vend, dy sisteme’, sipas së cilës Tajvanit do t’i jepej autonomi e konsiderueshme nëse pranonte ribashkimin kinez. Tajvani e refuzoi ofertën.
Tajvani sot, me kushtetutën e vet dhe udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike, pranohet gjerësisht në Perëndim si një shtet i pavarur. Por statusi i saj politik mbetet i paqartë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje