Bota

Tërmet tjetër 5.6 ballë në Turqi, të paktën 1 i vdekur dhe 70 të plagosur

Gazeta Si – Turqia është goditur sërish nga një tërmet me magnitudë 5.6 ballë pranë qytetit Malatya, një nga provincat në juglindje të vendit tashmë të prekura nga lëkundjet e tmerrshme të 6 shkurtit.

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 70 të tjerë janë plagosur. Epiqendra u identifikua në Yesilyurt, një nga lagjet e qytetit në Anadollin juglindor.

Disa ndërtesa të tjera janë shkatërruar si pasojë e këtij tërmeti. Besohet se qytetarë të tjerë kanë mbetur nën rrënoja.

Kryetari i Bashkisë së Malatya ka thënë se një baba së bashku me vajzën e tij të cilët u futën në një dyqan, kanë mbetur nën rrënoja. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur punën për nxjerrjen nga rrënojat të të mbijetuarve.

Ndërkohë, bilanci paraprak nga tërmeti 7.8 ballë i 6 shkurtit në kufirin turko-sirian, ka shkuar në të paktën 50 mijë të vdekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë