Ka ndodhur

Merr flakë tenda e një apartamenti në ‘Bllok’, vetëm dëme materiale

Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e “Bllokut” në Tiranë.

Flakët kanë rrezikuar edhe hyrjet e tjera të pallatit, ndërsa nuk raportohet për qytetarë të lënduar.

“Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë