Gazeta Si – Situata në qytetin e Bahmutit, në lindje të Ukrainës, është duke u bërë “secilën herë e më e vështirë”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Forcat ruse janë duke tentuar që ta marrin këtë qytet që gjashtë muaj.
“Armiku është duke shkatërruar vazhdimisht gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona”, ka thënë Zelensky.
Disa prej luftimeve më të ashpra në Ukrainë, prej kur Rusia e ka nisur luftën një vit më parë, janë duke u zhvilluar në qytetin e Bahmutit.
Ky qytet ndodhet në rajonin ukrainas të Donjeckut, i cili është nën kontrollin e Rusisë dhe aleatëve të saj separatistë.
Zelensky është shprehur “mirënjohës për secilin ukrainas që në mënyrë heroike ka mbajtur pozicionet” në këtë zonë.
Ai i ka falënderuar aleatët për dërgimin e pajisjeve ushtarake moderne, në mënyrë që Ukraina të mbrohet nga “terrori rus”.
Deklaratat e liderit ukrainas kanë ardhur pasi Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen e ka paralajmëruar Kinën kundër dërgimit të armëve në Rusi.
Përgjatë vizitës në Kiev, Yellen ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i ndihmojnë ekonomisë ukrainase me 1.25 miliard dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje