Bota

Mediat ruse: Serbia eksporton armë në Ukrainë përmes Turqisë dhe Sllovakisë

Gazeta Si – Serbia eksporton armë në Ukrainë përmes Turqisë dhe Sllovakisë. Kështu pohon media pro-shtetërore ruse “Mash”, sipas së cilës disa raketa të prodhuara nga kompania shtetërore serbe e armëve “Krusik”, kanë përfunduar në Ukrainë përmes kontrabandës në front nga ndërmjetës të ndryshëm.

Në mbështetje të tezës, e njëjta media ka publikuar disa dokumente, të cilat tregojnë se si 3500 raketa serbe M21 të shitura në Agjencinë Turke të Armatimeve, në fakt përmes Sllovakisë kanë arritur në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës.

Kur u pyet për këtë, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaroi se vendi “absolutisht nuk eksporton armë në Ukrainë apo Rusi” dhe se gjithçka që ndodh nga shitja në Turqi e tutje, “është një çështje e tregtisë ndërkombëtare”.

“Ne garantuam Rusinë dhe Ukrainën se nuk do të eksportonim armë. Serbia nuk eksporton armë dhe pajisje ushtarake në front. Nëse kompanitë private blejnë në tregjet e palëve të treta dhe u shesin kompanive nga vende të tjera, nuk është shqetësimi ynë”, tha Vuçeviç.

Kompania “Krusik” gjithashtu theksoi se nuk ka qenë kurrë e përfshirë në shitjen e armëve në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë