Politike

‘Spiropali të përjashtohet për 10 ditë’, PS rrëzon kërkesën. Bylykbashi: Po përdoren standarde të dyfishta

11 deputetë të opozitës i kërkuan Kuvendit të premten përjashtimin nga seancat e Kuvendit ministres për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali.

Sipas deputetëve firmëtare ajo ka përdorur gjuhë të papranueshme ndaj opozitës seancën e fundit parlamentare.

Kuvendi me votat e PS rrëzoi kërkesën.

Një nga firmëtarët, deputeti Oerd Bylykbashi tha se Kuvendi po përdor standarde të dyfishta.

 “Është marrë vendimi nga parlamenti, nga shumica për të rrëzuar këtë kërkesë. Është tregues i qartë i dy standardeve që kjo mazhorancë që Edi Rama po përdor qartazi duke përdorur rregulloren Kuvendit të Shqipërisë si dhunim ndaj të drejtave të opozitës, me qëllimin e vetëm për të bërë të pamundur që deputetët e opozitës të jenë prezent në sallë, të ngrenë problemet, të kërkojnë atë që është detyra e tyre, kontrollin e qeverisë…

Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën për përjashtimin e Elisa Spiropalit për gjuhën e papranueshme dhe shkeljen e rregullave të parlamentit ndaj deputetëve të Shqipërisë është rrëzuar, ndërkohë që deputetët e opozitës përjashtohen. Janë rreth 27 deputetë të cilët janë përjashtuar. Edi Rama, sigurisht që përfaqësohet nga Elisa Spiropali është simboli dhe lapidari i të gjithë dhunës verbale dhe dhunimit të parlamentit të Shqipërisë. Sigurisht që nuk presim asgjë prej tyre, por për ta kuptuar qartë dyfytyrësinë dhe dy standardet e kësaj mazhorance ne nuk presim që të gjejmë zgjidhje nga kjo, por ta kuptojnë shqiptarët”, tha Bylykbashi pas vendimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë