Politike

Tabaku: Kushdo që merr fonde publike duhet të deklarojë pronarët

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, prezantoi në komisionin e Ligjeve ndryshimet e propozuara në dy draftet e saj për prokurimin publik dhe koncesionet

“Së pari, problemet që kanë sot bizneset në fushën e PPP-ve, koncesionet dhe prokurimet është se biznesmenët që nuk kanë asnjë eksperiencë në sektorin përkatës, biznesmen që nuk kane fonde, angazhim financiar, asete financiare për një investim marrin sot prokurime publike, fonde publike, marrin sot kontrata publike. Dhe ky problem po kthehet në pengesë edhe për buxhetin e shtetit.

Për këtë arsye projektligji që kam propozuar ka vendosur një detyrim që çdo  operator ekonomik që aplikon për një PPP ose koncesion, qe kërkon angazhim financiar, duhet të këtë të paktën 20-50% te këtyre fondeve të vërtetuara nga fondet financiare.

E dini se çfarë ka ndodhur, ndërkohë qe dy pronaret e incenenratoreve ishin ne kërkim kanë marrë një kredi 5 mln euro?!

Ka ndodhur ndërkohë qe inceneratoret do të merren në dorëzim në qytetin e Elbasanit dhe Fierit kane vazhduar dhe janë marre kredi qe do rëndojnë mbi buxhetet e këtyre bashkive.  Unë besoj se qeveria shqiptare nuk duhet më të lejojë individë që nuk kane kapacitete financiare, se pari të prishin tregun dhe konkurrencën dhe se dyti, të shkaktojnë dem buxhetit te shtetit.

Për këtë arsye kemi kërkuar vendosjen e këtij detyrimi, si pjese e detyrimit te vlerësimit të tenderave, raportin financiar i cili tregon situatën financiare dhe shëndetin financiar te këtyre kompanive. Operatori ekonomik qe nuk i plotëson këto detyrime skualifikohet”, tha Tabaku.

Ajo ka propozuar gjithashtu një sërë detyrimesh që lidhen me operatorët ekonomike.

 “Operatorët ekonomikë që kanë shkelje, kanë evazion fiskal, operatorët ekonomike të cilët kanë shkelje të kontratës, që nuk zbatojnë një pikë të caktuar dhe marrin penalitete dhe gjoba duhet të jenë të skualifikuar nga gara. Operatorët që kanë treguar që në një gare publike i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit nuk mund të vazhdojnë të marrin më fonde në gara të tjera.

Operatorët ekonomike që janë dënuar me vendim te formës se prerë për ndonjë nga veprat penale që unë i kam listuar në nenin 5 dhe janë një sërë veprash penale, duhet të jenë të gjithë të skualifikuar.

Legjislacioni shqiptar ndryshoi për sa i përket personave te cilët ishin te dënuar për krime te renda. Ky legjislacion nuk zbatohet. Edhe ne momentin qe flasim ne, ka persona te cilët janë te dënuar dhe marrin sot fonde publike. Për këtë arsye ne kërkojmë qe këto mekanizma te ngrihen qe ne momentin qe behet aplikimi për këto projekte”, tha ajo.

“Ne kemi vendosur edhe një dispozite tjetër. Qeveria shqiptare ka ndryshuar ligjin për sa i përket pronarëve përfitues dhe ka vendosur detyrim për gjobë për kompanitë te cilat janë offshore dhe nuk e deklarojnë pronarët e tyre. Ne mendojmë se kjo mund të jetë jo gjobë por duhet të jetë përjashtim automatik nga gara.

Kushdo që do të marre pjese në një gare publike dhe kushdo që do të marrë fonde publike duhet që të deklarojë pronarët”, propozoi ndër të tjera Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë