Politike

Masakra e 3 grave/ Braçe: Gjyqtari që e liroi  vrasësin kaloi Vettingun me ndërhyrjen e politikës. Tabaku: Fol me Emra!

Nga Gazeta Si- Në seancën maratonë të ditës së sotme është folur edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur me 1 mars, ku Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera. Deputeti i PS-së, Erion Braçe në fjalën e tij në Parlament akuzoi gjyqtarin që e kishte liruar, e ka kaluar vetingun me ndërhyrje edhe këtej edhe andej, duke iu referuar këtu PS-së dhe PD-së.

“Lexoni çfarë ka thënë gjykatësi atje. Është një tmerr që ky njeriu ishte dënuar me 16 vite burg, shumë pak se ka vrarë gruan e tij vetëm 22 vjeçe. Ky njeriu ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën të mos kuptojë rregullat dhe normat e familjes dhe shoqërisë, që ky njeri nuk ka kërcënuar, por ka kanosur me fjalë jo me vepra, thotë gjyqtari. Dhe ky gjyqtar e ka kaluar vetingun, dhe e ka kaluar me ndërhyrje edhe këtej edhe andej, ky është problemi!”, tha Braçe. Por këto akuza që të bëra pa emër konkret, reagoi deputetja Jorida Tabaku. Ajo i kërkoi Braçes që të fliste me emra konkret.

“Kush nga PD-PS ka kaq shumë influencë sa të ndërhyjë në Vetting. Unë personalisht nuk kam ndërhyrë as te drejtësia e vjetër apo kjo e reja që u krijua nga refoma në drejtësi”, tha Tabaku. Edhe pse Braçe nuk e përmendi me emër, gjyqtari që liroi Dan Hutrën dhe që e ka kaluar procesin e vettingut është Gerd Hoxha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë